Protesta e sotme në Prishtinë, Policia paralajmëron mbylljen e dy rrugëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën e paralajmëruar për sot në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të organizuar nga platforma “Liria ka emër” kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë njësi policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe mbarëvajtjen e protestës para, gjatë dhe pas përfundimit të saj, njofton Dukagjini.

Policia thekson se e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehje të lirë përmes tubimeve dhe protestave paqësore, duke bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe brenda suazave ligjore.

Për shkak të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, priten kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas planifikimeve policore, nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri”.

Policia ka paralajmëruar se, varësisht nga nevojat operative, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit edhe në rrugë të tjera.

Njësitë e trafikut do të jenë të angazhuara për riorientimin e qarkullimit, në rast se do të jetë e nevojshme.

“Siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia ka falënderuar organizatorët dhe qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa ka apeluar për kujdes të shtuar dhe respektim të ligjeve e rregullave të trafikut.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika