Analisti politik Ibrahim Shala e ka vlerësuar si hap pozitiv takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
Shala, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se përveç komunikimit telefonik, më i rëndësishëm është takimi i drejtpërdrejtë mes Kurtit dhe Hamzës në Qeveri, pasi sipas tij, të dyja palët e dinë se çfarë kërkojnë dhe cila është rruga për të çuar përpara çështjet me interes institucional.
Ai ka theksuar se në bisedimet mes liderëve është e rëndësishme ajo që diskutohet drejtpërdrejt mes tyre, ndërsa ka kritikuar deklarimet e eksponentëve të tjerë politikë.
“Lajmi i mirë është komunikimi mes dy liderëve Kurtit e Hamzës që ka vazhduar sic mësuam nga mediat ata kanë komunikuar edhe me telefon por më i rëndësishëm është takimi i tyre në Qeveri. Nga ky takim duke pasur parasysh se fillimin e kanë pasur të mirë dhe të dy palët e dinë se cfarë duan dhe e dinë se cila është rruga që qon përpara dhe i hapë rrugën cështjes për tu marrë më Hagën dhe forcon institucionet shtetërore dhe e forcon Kosovën që do të ketë efekt më të madh përballja me Hagën. Në bisedimet interne që bëhen për një cështje është e rëndësishme se cka flasin liderët kokë më kokë dhe pastaj të tjerët duhet ‘t’i nënshtrohen’ kryetarit të partisë ndaj këta që janë në nivel më të ulët më duken sikur disa fëmijë që janë të pakujdesshëm. Mirëpo, deri tash nuk ka shenja që Kurti dhe Hamza marrin përbazë deklarimet e eksponentëve të tjerë”, u shpreh Shala.