Abdixhiku del nga takimi me Kurtin, nuk flet nëse pati ndonjë marrëveshje të mundshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë nga takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku nuk ka dhënë deklaratë dhe nuk ka komentuar nëse gjatë takimit është arritur ndonjë marrëveshje apo nëse ka pasur dakordim për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, njofton Dukagjini.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua një ditë pas takimit të kryeministrit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Edhe nga takimi Kurti-Hamza nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete.

Bisedimet mes liderëve politikë po zhvillohen në kohën kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Kuvendi ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur Presidentin e ri. Nëse zgjedhja nuk realizohet brenda afatit kushtetues, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim në Kuvend

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika