Një burrë ka vdekur të dielën në rrugën magjistrale Leposaviq-Banjskë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima në gjendje të rëndë ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Leposaviq për trajtim.
Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Magjistrale, Leposaviq-Banjskë / 04.10.2026 – 21:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKMF-Leposaviq për trajtim mjekësor. Më pas nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”.