Shoqërohet në Polici një protestues para Kuvendit për hedhje të mjeteve piroteknike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor një protestues, i cili dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës para Kuvendit.

“Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të zyrtarëve policorë që të protestohet në mënyrë të qetë, Policia e Kosovës është detyruar të marrë masa ndaj një protestuesi i cili dyshohet se ka poseduar dhe ka hedhur mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore, të  cilin e ka shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme”, thuhet nga Policia.

Policia ka bërë të ditur se disa protestues, herë pas here, kanë tentuar të futen brenda rrethojave të Kuvendit, ndërsa janë hedhur edhe mjete të ndryshme dhe mjete piroteknike në drejtim të objekteve shtetërore.

Për shkak të këtyre veprimeve, Policia ka kërkuar vazhdimisht nga protestuesit që të ruajnë qetësinë, të mos hedhin mjete piroteknike dhe të mos dëmtojnë pronën publike.

Policia ka theksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë të qetë dhe demokratike, ndërsa ka apeluar që protestuesit të respektojnë ligjin.

Zyrtarët policorë do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe objekteve shtetërore.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika