Haller diagnostikohet me kancer

Sebastian Haller është diaganostikuar me kancer duke e larguar për një kohë nga fusha e blertë. Për këtë ka njoftuar Borussia Dortmundit, pasi Haller në fillim te muajit korrik iu ka bashkëngjitur ekipit të Bundesligës

Sebastian Haller.

Nënshkrimi i ri i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller është larguar nga kampi i tyre stërvitor pasi një tumor u zbulua në testikulin e tij, tha klubi i Bundesligës të hënën në një postim në Twitter.

28-vjeçari ndërkombëtar i Bregut të Fildishtë udhëtoi përsëri në Dortmund për t’iu nënshtruar testeve mjekësore pasi nuk u ndje mirë.

“Ky lajm sot erdhi si një tronditje për Sebastien Haller dhe për të gjithë ne”, tha drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl, njofton Marca.

Klubi tha se Haller do të mungojë për një periudhë të pacaktuar.

Haller iu bashkua Dortmundit nga skuadra holandeze Ajax Amsterdam në një kontratë katërvjeçare në fillim të këtij muaji.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika