Justina Shiroka-Pula nuk ka dhënë ende përgjigje nëse e pranon propozimin për të qenë kandidate për presidente të Kosovës.
Pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti, Shiroka-Pula, në “Debat Plus” ka thënë se fillimisht duhet të diskutojë me personat përkatës, para se të japë një përgjigje për kandidaturën.
“Të lutëm, nuk mundem më të thënë asgjë tani ende nuk kam folur me njerëzit që duhet. Mos kërko përgjigjen time vetëm sa të diskutojë pak me ata që duhet”, u shpreh Shiroka-Pula.
Propozimi i emrit të saj u bë nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nëse PDK-ja garanton pjesëmarrjen dhe votën e të gjithë 22 deputetëve të saj në zgjedhjen e presidentit, atëherë LVV-ja do të mbështeste paraprakisht Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas do të votohej presidenti në të njëjtën seancë.