Komisioni për Legjislacion ka votuar unanimisht Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar, raporton Ekonomia Online..
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, pas përfundimit të mbledhjes së komisionit.
Me votimin unanim në komision, projektligji pritet të procedohet për shqyrtim dhe votim në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Tash pritet që deputetët të votojnë projektligjin në lexim të dytë, në përputhje me procedurat e përcaktuara parlamentare./EO