Dalin të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë, drejtori konfirmon se janë mirë

Të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmjen e së mërkurës në minierën e Trepçës tashmë janë nxjerrë jashtë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili bëri të ditur se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po, të gjithë kanë dalë, me shëndet janë mirë”, ka thënë shkurt Sadiku.

Mbi 60 minatorë mbesin të ngujuar në Trepçë për shkak të një defekti me energji

Të fundit nga rubrika