A e informoi Macron Vuçiqin për dënimin e Thaçit? – Hajrizi zbulon përgjigjen e këshilltarëve të presidentit francez

Profesori Selam Hajrizi ka deklaruar se presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk ka qenë në dijeni për aktgjykimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo pasi, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, para disa ditësh ka ngritur pikëpyetje lidhur me një deklaratë të tanimë ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sipas tij, Vuçiq kishte deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati kishte pyetur se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

Ndërkohë, sipas profesorit Hajrizi, këshilltarët e presidentit francez kanë mohuar se Macron ka qenë në dijeni për aktgjykimin final.

“Elysee nuk i ka komentuar deklaratat e Vuçiq dhe as të avokatit Mishetiq. Dhe sipas këshilltarëve të presidentit Macron, presidenti nuk ka qenë në dijeni për aktgjykimin final ndaj katërsh sonë. Këto janë gënjeshtra të Aleksandër Vuçiqit, ndoshta e ka marrë informatën nga dikush tjetër, por jo nga Elyyse dhe nga presidenti Macron. Kjo është përgjigja e këshilltarëve francez, ka deklaruar Hajrizi në FIVE të TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika