Arrestohet në Mal të Zi kreu i rrjetit propagandistik rus Rybar

Kreu i rrjetit rus të informacionit Rybar, Mikhail Zvinchuk, është arrestuar të premten në mëngjes në Mal të Zi, së bashku me katër persona të tjerë, sipas raportimeve të mediave.

Sipas informacioneve të publikuara në media, në mesin e të ndaluarve janë edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij, Valerija Vladimirovna Zvinchuk. Operacioni policor është zhvilluar në Risan.

Policia malazeze, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ANB), ka ndërmarrë operacionin me synim luftimin e aktiviteteve hibride të rrjetit.

Rybar është lidhur nga autoritetet britanike dhe amerikane me përhapjen e propagandës së Kremlinit dhe operacionet e huaja të ndikimit informativ.

Sipas Qeverisë britanike, Zvinchuk është bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i rrjetit, i cili dyshohet se koordinohet pjesërisht nga administrata presidenciale ruse, financohet nga korporata shtetërore Rostec dhe bashkëpunon me pjesëtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës.

Zvinchuk është nën sanksione britanike, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit e ka përfshirë në listën e personave të lidhur me operacione që dyshohet se synojnë të ndikojnë në zgjedhjet amerikane.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika