Rama: Synoj të bëhem kryeministër i Kosovës

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synon të bëhet kryeministër i Kosovës, gjatë një interviste të shkurtër me krijuesin e përmbajtjes Khan në SHBA.

I pyetur se me çfarë merret, Rama u prezantua si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

Ndërsa, kur u pyet për pjesën e preferuar të punës së tij, ai përmendi synimin për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

“Pjesa e preferuar e punës sime është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta pastrojmë dhe ta rregullojmë shtetin”, u shpreh Rama.

Khan e pyeti gjithashtu për kryeministrin aktual, Albin Kurti, ndërsa Rama tha se, sipas tij, Kurti nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.

Ndërkohë, në një postim të publikuar nga deputeti i LVV-së Ilir Kërçeli, thuhet se videoja është realizuar para votimit për presidenten, si dhe me një kritikë ndaj Ramës për punën e tij në krye të kryeqytetit.

Në mbishkrimin e videos thuhet se, në pyetjen “Çfarë bën për të jetuar?”, përgjigjja që do të duhej të jepte Rama ishte: “Keqmenaxhoj taksat e qytetarëve të kryeqytetit”, ka shkruar Kërçeli.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika