Policia sekuestron armë, granata e mijëra fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

Sipas kumtesës së Policisë, operacioni është realizuar këtë të martë, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, në fshatin Parucë, policia ka gjetur 166 fishekë të armës së gjatë, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë të pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja, pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për fishekë të gjuetisë, kapsolla, tamponë për fishekë, një maskë ushtarake kundër gazit dhe një bajonetë ushtarake.

Ndërkaq, në një objekt tjetër të pabanuar, në fshatin Ranqiq, janë gjetur një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat i kanë tërhequr granatat në mënyrë të kontrolluar.

Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastet.

“Të gjitha veprimet policore i janë raportuar Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika