Shënohet 35-vjetori i Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospiq të Kroacisë

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka përkujtuar gjatë së martës 35-vjetorin e Brigadës Vullnetare Shqiptare në Gospiq, duke nderuar luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në Luftën Atdhetare për mbrojtjen dhe çlirimin e Kroacisë.

Në ceremoninë përkujtimore, në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, morën pjesë atasheu për migrim, Sefadin Kuçi, dhe Anton Laci. Ata vendosën kurorë me lule në vendin ku ranë dëshmorët shqiptarë Samet Bugujevci dhe Fadil Salihu.

Sipas njoftimit të ambasadës, Gospići kishte rëndësi të veçantë strategjike në fillim të luftës, ndërsa në mbrojtje të qytetit, ushtria kroate kishte vendosur Brigadën e 118-të, nën komandën e gjeneralit Mirko Norac. Në radhët e kësaj brigade u bashkuan edhe vullnetarë shqiptarë.

Para formimit të njësisë shqiptare, u zhvilluan bisedime me komandantin Norac, ku morën pjesë Tom Berisha, Fehmi Lladrovci, Ton Marku, Naim Maloku, Nevxhet Haziri, Ramë Cërvadiku dhe Martin Berishaj. Sipas ambasadës, Norac pranoi kërkesat e paraqitura nga Tom Berisha, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare në Kroaci.

Brigada Vullnetare Shqiptare u organizua në dy togje dhe katër skuadra ushtarake, secila me komandantin e vet. Në shtabin e kompanisë bënin pjesë Tomor Buza, Fehmi Lladrovci, Ramë Cërvadiku, Nevxhet Haziri dhe Bekim Berisha. Fehmi Lladrovci shërbeu si zëvendëskomandant gjatë gjithë kohës së funksionimit të njësisë.

Më 11 tetor 1991, gjatë rreshtimit të luftëtarëve shqiptarë në Gospić, komandanti i Brigadës së 118-të, Mirko Norac, ishte i pranishëm kur atyre iu shpërndanë uniformat dhe armatimi. Kjo shënoi formimin e njësisë vullnetare shqiptare në kuadër të ushtrisë kroate.

Brigada Shqiptare përdorte gjuhën shqipe në komandim, ndërsa ngritja e flamurit shoqërohej me intonimin e himnit kombëtar. Flamuri kombëtar, nën të cilin luftuan vullnetarët shqiptarë, ruhet në Zagreb dhe, sipas njoftimit, pritet t’i dorëzohet Qendrës Kroate për Dokumentimin dhe Përkujtimin e Luftës Atdhetare, ku do të bëhet pjesë e pronës së këtij institucioni shtetëror kroat.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika