Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në fshatin Zhabar të Mitrovicës janë gjetur mbetje eshtërore të një personi që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e tjera.
“Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML”, thuhet në raportin policor.