Ukraina është duke u përballur me një situatë të rëndë financiare

Ukraina momentalisht është duke u përballur me një situatë të vështirë financiare. Si rezultat i kësaj krize, shteti është duke kërkuar fonde nga vendet e huaja, ndërsa shuma për të cilën kanë nevojë prek shifrën 5 miliardë euro

Ilustrim

Ukraina aktualisht është duke u përballur me një situatë jo të favorshme financiare, dhe po kërkon ndihmë urgjente për kompensimin e pagesave mujore. Shuma e kërkuar prek shifrën 5 miliardë euro.

“Situata financiare brenda vendit të shkatërruar nga lufta është ‘e tmerrshme’ dhe kërkon ndihmë urgjente të huaj për të kompensuar një mungesë mujore buxhetore me vlerë 5 miliardë euro”, ka thënë ambasadori i BE-së në vend.

Fondet nevojiten për të mbajtur ekonominë në këmbë dhe për të paguar pensionet, pagat dhe shërbimet bazë publike, gjatë gjithë kohës që forcat ruse marshojnë përpara me pushtimin e tyre brutal.

“Ndihma financiare ndërkombëtare vjen nga burime të ndryshme. Por nuk është ende e mjaftueshme për të kapërcyer këtë boshllëk,” ka thënë ambasadori Matti Maasikas, transmeton euronews.

Javën e kaluar, vendet e BE-së kanë rënë dakord të lëshojnë këstin e parë prej 1 miliard eurosh, të paketës së ndihmës financiare prej 9 miliardë eurosh të cilën blloku e ka premtuar në maj të këtij viti.

Por, shtetet anëtare nuk kanë arritur ende një marrëveshje për 8 miliardë euro të mbetura.

Paratë do të mblidhen nga Komisioni Evropian në tregjet e kapitalit dhe më pas do t’i shpërndahen Kievit në formën e kredive afatgjata dhe të favorshme.

Gazeta italiane Corriere Della Sera ka raportuar se Gjermania është duke bllokuar ndihmën, për shkak se ajo përfshin emetimin e një borxhi të ri të përbashkët të BE-së.

Zyrtarët në Bruksel nuk e kanë konfirmuar bllokimin e këtij financimit, por kanë thënë se diskutimet rreth garancive shtesë janë ende në vazhdim midis kryeqyteteve.

“Vendimi për pjesën tjetër pritet. Hendeku buxhetor është një realitet,” ka thënë Maasikas. “Unë mund të shpreh vetëm shpresën time se diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së do të vazhdojnë më shpejt.”

Ndërsa, i pyetur në lidhje me mundësinë që Ukraina të mos paguajë kreditë, ambasadori ka theksuar se parashikimi nuk bazohej në situatën ekonomike të së kaluarës apo të tanishme të vendit.

“Unë nuk e kam ndjesinë. Mendoj se do ta dija nëse ata ishin vërtet në prag të falimentimit,” ka shtuar ai. “Por situata është e tmerrshme.”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika