Rrahmani: Kurti duhej t’i printe vetë grupit punues për Apelin në Hagë, vendimi erdhi shumë vonë

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, e ka vlerësuar si të duhur, por të vonuar, vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Kombëtare Shtetërore lidhur me procedurat e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në emisionin FIVE, Rrahmani ka thënë se ky vendim është dashur të merrej më 17 shtator, duke shtuar se vonesa ka bërë që tani të nevojitet angazhim dhe shpenzim shumë më i madh për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Ai ka shtuar se organizimi do të ishte më i fuqishëm nëse do t’i printe vetë kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se çështja lidhet me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shprehur dyshime nëse procesi do të ecë përpara pa mobilizim dhe presion nga jashtë.

Sipas Rrahmanit, institucionet e Kosovës e kanë pasur për obligim të qëndrojnë pranë ish-krerëve të UÇK-së dhe të angazhohen për këtë çështje, pavarësisht rezultatit që pritej nga procesi.

“Po i kanë ditë rezultatet, domethënë nuk është që nuk është ditur. Ka qenë komplet i dhishëm ajo se çka po… domethënë e ke për obligim, pa marrë parasysh rezultatin që e pret. Me një vendim, institucionet e shtetit e kanë pasur për obligim me qëndru krahë dhe me u angazhu ditë e natë për mos me ardhë deri këtu ku jemi. Sepse tash pasojat janë tepër të mdhaja dhe duhet punë shumëfish më e madhe, e shpenzim shumëfish më i madh edhe i buxhetit edhe i gjithçkafit për me arrit te rezultati i duhun”.

Ai e ka cilësuar vonesën si një mundësi të humbur dhe ka thënë se dyshon në vullnetin e pushtetit për ta çuar procesin përpara pa presionin e qytetarëve.

“Unë prapë mendoj dhe vazhdoj të besoj që e vetmja zgjidhje është sheshi dhe presioni i qytetarëve për ta detyruar këtë pushtet të angazhohet seriozisht në këtë pikë”, ka deklaruar Rrahmani.

Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika