Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione edhe gjatë ditës së sotme.
Ashtu si një ditë më parë, situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën objektit të Kryeministrisë.
Nga vendi i ngjarjes po raporton gazetarja e TV Dukagjinit, Blerta Zuka.
Protestuesit janë shpërndarë në qendër të kryeqytetit ku kanë sulmuar me gur dhe zjarr Ministrinë e Financave dhe më pas janë zhvendosur të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gur dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë ndërsa forca të shumta policie janë përgjigjur duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Flakë dhe tym në Tiranë, protestuesit “rrugës” ta vandalizojnë kryeqytetin