Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve: Shmangni zonat e përmbytura

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet.

Përmes një njoftimi, konsullata ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.

Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen vazhdimisht përmes burimeve zyrtare, me qëllim të shmangies së rreziqeve gjatë lëvizjes në qytet.

Për rastet emergjente, Konsullata e Kosovës në Stamboll ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit:+90 531 105 63 91

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika