Nagavci: Deri në javën tjetër funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, në shkallën e dytë të apelit në Hagë.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka caktuar emrin e deputetit që do të jetë pjesë e këtij grupi, por ka shtuar se do të jetë dikush që ka përvojë.

“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishme që Qeveria e ka marrë vendimin për themelimin e grupit punues. Natyrisht, deputeti i deleguar nga ne do të jetë në nivel të detyrës, por nuk e kemi vendosur ende emrin. Besoj që më së largu në fillim të javës së ardhshme do të kryhet procesi i emrave”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që ky grup do të udhëhiqet nga kryediplomati Glauk Konjufca, dhe ka shtuar se beson se anëtarët do të kenë harmoni të plotë.

“Pastaj është shumë e rëndësishme që do të jetë një grup shumë dimensional dhe nuk kamë asnjë dyshim që do të ketë një pajtueshmëri të plotë të anëtarëve tyë grupit punues”, ka deklaruar ajo./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika