Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimin e rasteve të dyshuara për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Në një njoftim, AMP bën të ditur se punonjësit e saj kanë qenë të pranishëm në terren gjatë protestave, ku kanë evidentuar raste konkrete që do t’i nënshtrohen verifikimit.

Agjencia ka administruar gjithashtu pamje filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe materiale të publikuara në rrjetet sociale.

Sipas AMP-së, të gjitha materialet do të analizohen për të sqaruar rrethanat e secilit rast dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit”, thuhet në njoftim.

Agjencia thekson se për rastet kur janë evidentuar të dhëna që mund të përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika