Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje me politika për mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se opozita duhet të përgatitet për qeverisje, duke hartuar politika që u përgjigjen nevojave të qytetarëve, nga siguria dhe rritja e pagave e pensioneve, deri te përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë.

Gjatë prezantimit të platformës politike dhe strategjisë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të partisë, Gjini tha se përgatitja për marrjen e përgjegjësive qeverisëse duhet të nisë që tani.

“Ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, ka thënë ai.

Sipas Gjinit, qytetarët kërkojnë siguri për veten dhe fëmijët e tyre, mirëqenie më të lartë dhe mundësi për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë. Ai renditi si përparësi pagat dhe pensionet më të larta, shkollat e spitalet më cilësore, infrastrukturën më të mirë, ushtrinë më të fortë dhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës.

“Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, shtoi Gjini.

Kreu i Aleancës bëri thirrje edhe për më shumë tolerancë dhe bashkëpunim mes qytetarëve, pavarësisht dallimeve politike, si dhe për respekt ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ai theksoi se bashkëqytetarët duhet ta shohin njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë dhe miq, duke shmangur armiqësitë mbi bazën e bindjeve politike.

Duke kritikuar drejtimin aktual të vendit, Gjini vlerësoi se zhvillimet në Kosovë nuk po i afrojnë qytetarët drejt përmbushjes së këtyre synimeve. Ai ngriti pikëpyetje nëse vendi po ecën drejt shërbimeve më të mira publike dhe përmirësimit të mirëqenies, apo po largohet prej tyre.

Gjini u ndal edhe te roli i ndërmarrësisë dhe iniciativës së lirë në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se dekurajimi i tyre pengon përparimin e vendit.

Sipas tij, përmirësimi i jetës së të punësuarve kërkon mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe krijimin e kushteve për paga e punë më dinjitoze.

Duke folur për pensionistët, ai tha se rritja nominale e pensioneve nuk sjell përmirësim të mirëqenies nëse tejkalohet nga inflacioni.

“Nuk rritet mirëqenia e pensionistit tonë, nëse inflacioni është më i madh se rritja e pensionit”, ka thënë Gjini.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika