Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se deri në orën 17:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore nëntë protestues, katër efektivë policie dhe një kalimtar.
Sipas ministrisë, njëri prej protestuesve është shtruar në spital, ndërsa tre të tjerë janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.
Nga katër efektivët e policisë që janë paraqitur te Trauma, dy kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar.
Ndërkohë, një tjetër efektiv policie po i nënshtrohet ekzaminimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
