Fico në tubimin e Vuçiqit: Sllovakia nuk do t’ju zhgënjejë për Kosovën

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka marrë pjesë të enjten mbrëma në një tubim parazgjedhor të listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, në Novi Sad, ku shprehu publikisht mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit.

Lideri prorus sllovak e nisi fjalimin në gjuhën serbe, duke thënë se ishte i lumtur që arriti të merrte pjesë në tubim, pavarësisht angazhimeve të mëparshme që kishin ngritur dyshime për praninë e tij për shkak të samitit të Bashkimit Evropian.

“Kur tha dikush se nuk do të vija? Ja ku jam, të dashur qytetarë të Novi Sadit dhe të Serbisë”, deklaroi Fico, duke shtuar se dëshironte ta shprehte personalisht mbështetjen për mikun e tij, Vuçiqin, pasi nuk kishte mundur të merrte pjesë në një tubim të mëparshëm në Beograd, raportojnë mediat.

Kryeministri sllovak tha se nuk kishte ardhur për t’u treguar qytetarëve se si duhet të votojnë, duke bërë një krahasim me, siç u shpreh ai, “disa të huaj të tjerë” që ndërhyjnë në proceset politike të Serbisë.

Gjatë fjalimit, Fico e vlerësoi Vuçiqin si lider me vizion për vendin dhe përmendi zhvillimin ekonomik të Serbisë nën udhëheqjen e tij.

“Zgjedhjet janë momenti kur ju vendosni nëse dëshironi që kjo të vazhdojë. Ju duhet të jeni një lider i vërtetë, një lider me shtyllë kurrizore. Është e rëndësishme të thuhet ‘jo’ kur të tjerët kërkojnë që të mendojmë dhe të veprojmë njësoj si ata”, tha Fico.

Ai argumentoi se mbështet Vuçiqin për shkak të qëndrimit të tij ndaj sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së saj për të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Fico kritikoi gjithashtu atë që i quajti qendra të jashtme të ndikimit, të cilat, sipas tij, synojnë një Serbi më të dobët dhe i vendosin kushte të reja në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e tij, kryeministri sllovak foli edhe për pakicën kombëtare sllovake në Vojvodinë, duke falënderuar autoritetet serbe për trajtimin e bashkëkombësve të tij.

Në fund, Fico u ndal te çështja e Kosovës, duke premtuar se Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në këtë drejtim.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Gjithmonë do të keni tek unë një mik të vërtetë”, deklaroi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të ruajnë paqen, stabilitetin dhe përparimin.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, krahas Spanjës, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika