Policia është mobilizuar sonte (e shtune) më 17 tetor në protestën, e cila është në ditën e pestë në Tiranë.
Protesta studentore vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë.
Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mobilizuar edhe forcat e RENEA-s.
Tre autoblinda të RENEA-s po pozicionohen në krah të Kryeministrisë, ndërsa përballë saj ndodhen protestuesit.
Në orët e pasdites janë parë pamje të rënda të përplasjes së protestuesëve me policinë.