Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

Një numër i papërcaktuar njerëzish kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur në një zjarr në një nga bazat më të mëdha ushtarake të Kanadasë, në provincën e Albertës, tha dje, të shtunën (ora lokale), Ministri i Mbrojtjes i vendit, David McGuinty.

“Më vjen keq të njoftoj se ka pasur vdekje dhe lëndime si pasojë e një incidenti” në bazën e Forcave të Armatosura Kanadeze në Wainwright, u tha McGuinty gazetarëve në kryeqytetin Ottawa.

Ai nuk specifikoi numrin e të vdekurve ose të plagosurve, as shkaqet e situatës “tragjike” në bazë, e cila ndodhet në pjesën lindore-qendrore të provincës, rreth 210 kilometra në lindje të Edmontonit.

Një zjarr i madh ishte ende duke u djegur të shtunën në mbrëmje, tha ai, duke shtuar: “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur një incident i ngjashëm në të kaluarën e afërt.”

Ushtria kanadeze dhe Policia Mbretërore Kanadeze e Kalëruar po hetojnë incidentin, tha McGinty.

Kryeministri Mark Carney tha në një postim në rrjetet sociale se qeveria federale po “bashkëpunon ngushtë me qeverinë e Albertës dhe autoritetet lokale”./EN

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika