Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri, kërkon reagim proporcional nga autoritetet

Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera, por edhe duke theksuar se reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.

Në deklaratën e publikuar këtë të diel, më 18 tetor, Komisioni Evropian shprehet kundër zjarrvënieve, sulmeve ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimit të pronës publike e private.

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet se personat përgjegjës duhet të japin llogari përmes procedurave të rregullta ligjore.

Njëkohësisht, Brukseli rikujton se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Komisioni Evropian mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre lirive gjatë përballimit të situatës së krijuar.

Në mesazhin e tij, Brukseli e lidh situatën edhe me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se, në një vend kandidat që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ka shënuar përparim në këtë rrugë, pakënaqësitë duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe paqësor./Euronewsal

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika