Gashi: Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante, PDK-ja do të ishte në situatë të vështirë po të refuzonte Shiroka-Pulën

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, sipas Gashit, propozimi i Justina Shiroka-Pulës, e cila më parë kishte qenë deputete dhe ministre nga radhët e PDK-së, e vendosi këtë parti përballë një situate të vështirë politike.

Gashi vlerësoi se, nëse PDK-ja do ta refuzonte edhe këtë propozim, do ta kishte të vështirë ta arsyetonte një qëndrim të tillë para votuesve të saj.

“Zoti Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante. Po e dimë për natën (kur u zgjedh presidentja), e cila ishte pak më pas se dy orë, duke e propozuar në fund, meqenëse se asnjëri prej kandidatëve të propozuar nga Albin Kurti, nuk pranoi. Sa që erdhi situata, që komunikimi bëhej mes gazetarëve, se ishte e pamundshme të kishte komunikim të drejtpërdrejtë… dhe e propozoi ish-deputeten e PDK, ish-ministren e PDK-së, zonjën Justina Shiroka-Pula. Po që se eventualisht, në mënyrë hipnotike PDK nuk do ta pranonte edhe këtë, besoj që nuk do të kishte pasur çka të arsyetonte te votuesit e saj. Se në mënyrë automatike do të shkonim në zgjedhje diku kah nëntori, do ta sillnin PDK në situatë të vështirë…”, ka deklaruar Gashi.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika