Vuçiq pranon humbjen, thotë se Lista Studentore i fitoi zgjedhjet në Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq, bartës i listës “Serbia e Bashkuar”, ka deklaruar se Lista Studentore i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Deklarimi i tij vjen pas përfundimit të votimit, në një proces zgjedhor gjatë të cilit janë raportuar edhe incidente në disa vendvotime.

Festimet kanë nisur pas deklaratave për fitoren e Listës Studentore, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit për të shënuar rezultatin.

Në shtabin e Listës Studentore “Studentët fitojnë” po festohet.

Kandidatët e kësaj liste, së bashku me studentët, po këndojnë dhe po brohorasin “Fitore”.

Kandidati i Listës Studentore, ish-basketbollisti Dejan Bodiroga, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vendbanimet e tyre, të mbështesin vëzhguesit e kësaj liste, t’i ndjekin zhvillimet dhe të ndihmojnë që çdo votë të mbrohet në mënyrë paqësore dhe me dinjitet.

“Sonte na duhet që e gjithë Serbia të jetë aty ku votoi. Serbia nuk është në Beograd, Serbia është në Serbi”, u tha Bodiroga gazetarëve.

Ai përsëriti thirrjen e mëhershme të studentëve në rrjetet sociale drejtuar të gjithë qytetarëve të Beogradit që të mos grumbullohen në vendet ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave pa uniformë.

BE-ja shpreh shqetësim për dhunën në vendvotimet në Serbi, bën thirrje për qetësi

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika