Zyrtare: Bayern kompleton nënshkrimin me De Ligt

Tashmë, zyrtare e konfirmuar që Bayern ka kompletuar kontratën me nënshkrimin e Matthijs de Ligt nga Juventus

Matthijas de Ligt nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Bayern-in

Matthijas de Ligt është futbollisti profesionist holandez i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e Serie A Juventus. Është konfirmuar se Bayern ka kompletuar kontratën me de Ligt, kështu kanë bërë të ditur kampionët gjerman të Bundesligës.

De Ligt ka nënshkruar një marrëveshje 5-vje֛are me Bayern-in, pra kjo ofertë do të vlejë deri në vitin 2027-të, klubi i Bayern-it dp të paguajë 70 milionë euro tarifë për De Ligt si dhe 10 milionë euro shtesa duke u bazuar në bonuset që lidhen me përformancën e tij.

Përndryshe, Matthijs de Ligt kishte kaluar nga klubi i Ajax-it, për t’u bashkuar me Juventusin në vitin 2019-të, për një shumë prej 75 milionë eurosh.

“De Ligt ishte një objektiv kryesor për ne. Me nënshkrime si kjo, qëllimet e mëdha që ne kemi janë të arritshme,” ka thënë presidenti i Bayern-it, Herbert Hainer në një deklaratë.

“Përveç kësaj, FC Bayern është një klub i drejtuar shkëlqyeshëm me synime të mëdha. Jam shumë i lumtur që tani po bëhem pjesë e historisë së FC Bayern,” u shpreh de Ligt.

22-vjeçari tashmë ka 38 paraqitje për Holandën dhe e lë Juventusin pa opsione në mbrojtjen qendrore, me mbrojtësin italian Giorgio Chiellini i cili do të largohet në sezon.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika