Lajçak thotë se Kosova e Serbia janë “dy fjalë afër” marrëveshjes për të pagjeturit

Për Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dështimi i takimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kosniderohet “tragjedi”. Ai ka thënë se një takim i mundur midis dy krerëve të shteteve fqinje mund të ndodh gjatë shtatorit

Miroslav Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së marrëveshjes për të pagjeturit.

“Më logjike e me e dukshme do të ishte një rezultat pozitiv i takimit, marrëveshja për personat e zhdukur sepse kjo është një çështje aq e dhimbshme, po aq e dhimbshme për familjarët e personave të zhdukur në Kosovë e në Serbi. Ne jemi duke punuar për këtë në veçanti. Ne jemi dy fjalë afër OSE dy fjalë larg marrëveshjes dhe ne do të kemi konsultime për këtë edhe në ditët në vijim për këtë. 99.5% e teksti është dakorduar dhe tani duhet vetëm vullnet politik”,

Lajçak, takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e konsideron si “tragjedi”.

Ndonëse ishte planifikuar të mbahej një takim i nivelit të lartë midis dy krerëve të shteteve fqinje, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Por, ky nuk është problem as tragjedi. Me e rëndësishmja është se të dy liderët, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq të cilët janë pajtuar për takimin kanë rënë dakord që të takohen rregullisht. Ata janë dakorduar që dialogun ta çojnë në atë nivel dhe në të njëjtën kohë në duhet të sigurohemi që ky takim i tretë, i treti takim zyrtar në Bruksel të jetë pozitiv dhe të jap rezultate konkrete”, ka thënë Lajçak në RTK .

Ai ka theksuar se pas vlerësimit të situatës është vendosur që të pritet për një periudhë më të përshtatshme.

Edhe përkundur mos takimit të liderëve, Lajçak thotë se ata janë të përkushtuar ndaj dialogut.

“Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur dialog krejt një vit. Vitin e kaluar u fokusuan në diskutimet mes kryenegociatoreve. Ne po punonim shumë. Ata vinin këtu në Bruksel në baza mujore dhe sigurisht ky angazhim rezultoi në një marrëveshje shumë të rëndësishme për energjinë në udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve energjetike nga viti 2013 dhe 2015. Janë tre ose katër marrëveshje në një fazë shumë të afërt të finalizimit. Të dy janë gati të vijnë, por siç thashë ne donim të kishim edhe garanci që takimi do të jetë produktiv dhe do të prodhoj diçka konkrete. Dhe që nga kjo nuk kemi pasur ndjesinë se rrethanat nuk janë të favorshme për këto. Ne vendosem ta shtyejmë takimin”, është shprehur ai.

Siç ka potencuar Lajçak, një takim i mundur midis Kurtit dhe Vuçiq mund të ndodh gjatë muajit shtator.

“Është gjithmonë e ndërlikuar të luash me takime. Kur isha në Prishtinë thash se unë këtë e pres para pushimeve verore, por jeta ndonjëherë ndryshon planet tona. Por definitivisht nuk do të humbas kohën time e të punoj për takimin e radhës pa vonesë. Qoftë fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit. Nuk shoh asnjë arsye për të pritur përtej kësaj”, ka shtuar Lajçak.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika