Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka dalë të martën para Gjykatës në Pejë, ku pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij. Ai dyshohet për veprën penale “mospërfillje e gjykatës”.
Prokuroria ka kërkuar që Sylajt t’i caktohet një muaj paraburgim, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes.
Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria thekson se ky rrezik lidhet me faktin se Sylaj ka shtetësi amerikane dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si dëshmi për këtë, përmendet edhe deklarata e tij e dhënë në Prokurori më 23 korrik 2026.
Sylaj ishte ndaluar pas denoncimit të Arlinda Zekajt. Pas kthimit në shtëpi nga stacioni policor, Zekaj u vra. Për vrasjen e saj dyshohet kunati, i cili ndodhet në arrati.
Pasi u vra Arlinda Zekaj, Prokuroria kërkon paraburgim për Jeton Sylajn