Vrasja e Arlinda Zekajt, Ferizi kritikon Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën

Aktivistja Neri Ferizi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar institucionet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Ferizi, e ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka thënë se tragjeditë e tilla nuk i kanë befasuar aktivistet dhe organizatat që merren me këtë çështje, për shkak të përvojave të tyre me institucionet, përfshirë Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat.

“Fatkeqësisht, këto tragjedi që po ndodhin në vazhdimësi nuk na kanë befasuar neve si aktiviste dhe si organizatë, sepse është e pritshme duke e ditur nga përvoja që kemi pasur me institucione si Gjykata, Prokurori e Polici, pasi kemi parë që niveli i seriozitetit është në nivelin më të dobët sa i përket rasteve të viktimave të dhunës në familje dhe nuk kemi pritur ndonjë ndryshim”, është shprehur Ferizi.

Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk ndërmerren masa konkrete, rastet e tilla mund të vazhdojnë të përsëriten.

“Frika ime është se këto raste kanë me vazhdu prapë nëse nuk ndërmerren masa”, ka deklaruar ajo.

Ferizi ka kritikuar edhe funksionimin e përgjithshëm të sistemit, duke thënë se përgjegjësia për dështimet nuk mund t’i atribuohet vetëm një institucioni.

“Këtu ka dështuar një zinxhir i tërë i sistemit, duke filluar prej Policisë, Prokurorisë e pastaj Gjykatës. E pastaj edhe në Kuvend kanë thurur elozhe të gjata, e që nuk kanë arritur me ndiku edhe më herët në këtë sistem të drejtësisë”, ka thënë Ferizi.

Sipas saj, përveç shoqërisë, përgjegjësi për mungesën e ndryshimeve kanë edhe institucionet dhe Kuvendi i Kosovës.

“Aty ku çalojmë ne si shoqëri është pjesa e institucioneve dhe Kuvendit, e pa ndryshuar këto, s’ka me ndryshuar as mendësia e popullsisë së Kosovës”, ka deklaruar Ferizi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika