Prokurorja e përgjithshme ukrainase mohon se ka pasur bashkëpunëtor në zyrë

Ish-prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova ka thënë se e pranon shkarkimin e saj nga posti pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky, por ka mohuar që ndonjë bashkëpunëtor të ketë punuar në zyrën e saj

Ish-prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar prokuroren e përgjithshme si dhe Shefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës. Sipas Zelenskyt, shumë zyrtarë dyshoheshin për tradhti.

Ish-prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova ka pranuar shkarkimin e saj nga presidenti ukrainas, por ka treguar se në zyrën e saj nuk ka pasur ndonjë bashkëpunëtor tjetër.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Venediktova ka bërë të ditur se në zyrën e saj nuk ka mundur të ketë bashkëpuntor.

“Këtu në zyrën time nuk mund të kemi fare bashkëpunëtorë, sepse bashkëpunimi është vetëm me njerëzit që kanë punuar në territorin e pushtuar. Këtu nuk është territor i pushtuar,” ka thënë Venediktova, përcjell Portali Dukagjini.

Sipas saj, prioritet i zyrës së saj ka qenë puna rreth problemeve të tradhëtisë shtetërore dhe bashkëpunëtorëve.

Cila ishte arsyeja e shkarkimit?

Ish-prokurorja e përgjithshme ka treguar se arsyeja e vërtetë për shkarkimin e saj ka qenë vetëm karriga politike.

“Ju e dini se karrigia ime është karrige politike, dhe unë kam qenë prokurorja e 16-të ukrainase gjatë 30 vjetëve. Është realpolitikë në Ukrainë. Kjo është përgjigjja ime,” ka shtuar Venediktova.

Por ajo e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të flasë për shkarkimin e saj në publik, sepse sipas saj Rusia do ta shfrytëzojë atë.

“Presidenti tani është shef i komandës së tij. Ai e kupton strategjinë edhe taktikën e tij, si dhe merr vendimin me pikëpamjet e tij,” ka thënë Venediktova.

Zelensky shkarkon shefin e sigurisë dhe prokurorin e lartë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika