Azemi: Punë dhe punëtorë ka, por nuk ka paga të mira

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës

Duke folur për problemet me papunësinë dhe kushtet e punëtorëve, kryetari  i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se në Kosovë ka punë dhe punëtorë të mjaftueshëm që munden të punojnë, por nuk ka paga të dinjitetshme.

Azemi i cili ishte i ftuar në “Debat Plus”, për të diskutuar në lidhje me punëtorët e sektorit privat ka thënë se është shqetësuese largimi i punëtorëve të kualifikuar jashtë Kosove.

“Punë ka, ka edhe punëtorë por para nuk ka. Sipas një analize që kemi bërë, ne jemi mbrapa 3-4 vite pasi shumica e punëtorëve të kualifikuar janë larguar ose janë në ikje e sipër. Realisht ne kemi fuqi punëtore, por që për momentin kjo fuqi punëtore ka mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar dhe do ta kemi një dëmtim të bizneseve në nivel vendi”, ka thënë ai.

Ai i ka kritikuar disa punëndhënës apo kompani ndërtimi, ku sipas Azemit, kushtet e punëtorëve janë të mjerushme, sipas tij punëtorët shpesherë nuk kanë siguri në punë dhe nuk kanë paga të dinjitetshme.

“Është trishtim, duket si Afrikë, tmerr, nuk ka mjete të sigurisë, nuk ka paga, sikurse shteti të mos gjendet askund, dhe dihet shumë mirë se me çfarë premtime ka ardhë kjo Qeveri”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika