Drita kërkon befasinë ndaj Antwerp

Gjatë mbrëmjes së 21 korrikut skuadra e Dritës do të ballafaqohet me skuadrën belge, Antwerp në kuadër të Ligës së Konferencës Europiane

FC Drita

Skuadra e Dritës do të kërkojë të befasojë në udhëtim skuadrën e njohur belge, Antwerp, në ballafaqimin që luhet në kuadër të Ligës së Konferencës Europiane.

Përballja në fjalë nis sonte (të enjten) e 21 korrikut me fillim nga ora 19-të, ndërsa kaltërebardhët nga Gjilani hyjnë në këtë sfidë të motivuar nga kalimi tutje që e patën ndaj Inter Turkut të Finlandës.

Megjithatë, përveq se është një klub i njohur, edhe vetë skuadra aktuale e Antwerp vlen shumë herë më shumë sesa ajo e Dritës në tregun e transferimeve.

Sipas websajtit të specializuar për statistika, Transfermarkt, skuadra që drejtohet nga legjenda holandeze, Mark van Bommel, vlen 67.2 milionë euro, kundrejt asaj të Dritës, vlera aktuale e së cilës kap shifrën e 4.4 milionë eurove.

Gjithsesi, jo çdoherë vlera në tregun e transferimeve nënkupton fituesin, dhe pikërisht këtë fakt gjilanasit do të kërkojnë ta kthejnë në favor të tyre, duke marrë një rezultat pozitiv në ballafaqimin e sotëm në udhëtim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika