Shri Lankë, sulmohet një gazetar i BBC-së nga forcat e sigurisë

Forcat e sigurisë në Sri Lankë kanë sulmuar një gazetar të BBC-së, dhe kanë fshirë videot nga telefoni i tij, gjatë një aksioni të premten e 22 korrikut për të larguar protestuesit që ishin përballë zyrës së presidencës të Sri Lankës

Forcat e sigurisë në Shri Lankë

Forcat e sigurisë në Shri Lankë kanë bastisur kampin kryesor të protestës antiqeveritare në kryeqytet herët të premten, duke arrestuar protestues dhe duke çmontuar tendat e protestuesve.

Ndërsa, edhe një gazetar i BBC-së u rrah nga ushtria, dhe njëri nga ushtarët i ka rrëmbyer telefonin

Ngjarjen e se si ka ndodhu tregon një gazetar i BBC-së, që ishte në vendin e ngjarjes në Colombo të Shri Lankës.

Ai tha se kur kishin dëgjuar se trupat mund të bastisnin vendin e protestës antiqeveritare në Colombo pas mesnate, ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pikërisht përballë zyrës së presidentit të Shri Lankës.

Ndërsa, ata kishin ndjekur aksionin e forcave të sigurisë, për të larguar protestuesit dhe tendat që gjendeshin përballë zyrës së presidencës, kur po largoheshin nga zona e aksionit i kishte ndaluar një burrë i rrethuar nga forcat e sigurisë.

Pas pak çasteve ai kishte goditur gazetarin e BBC-së, dhe i kishte marrë telefonin për të fshirë videot.

Ata u lanë të lirë vetëm, pasi një oficer ushtrie kishte ndërhyrë, për ti ndaluar ushtarët e jterë që po i sulmonin gazetarët, dhe ata u lanë të lirë .

BBC u përpoq të merrte një përgjigje nga ushtria dhe policia për sulmin, por askush nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur javën e kaluar është ende në fuqi, njofton BBC.

Dhuna e qeverisë ndaj protestuesve tashmë është kritikuar nga grupet civile dhe ligjore.

Gjithashtu, edhe Komisionerja e Lartë britanike në Shri Lanka, Sarah Hulton, gjithashtu shprehu shqetësime për raportet nga vendi i protestës.

“Ne e kemi bërë të qartë rëndësinë e së drejtës për protestë paqësore”, shkroi ajo në Twitter.

Kjo protestë ka ardhur pasi Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.

Ish-kryeministri Wickremesinghe, shihet  thellësisht jopopullor me publikun dhe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.

Ndërsa, Shri Lanka është goditur me protesta prej muajsh, sepse vendi është buzë falimentiimit dhe po përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Shri Lankë: Forcat e sigurisë shkatërrojnë kampin e protestuesve

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika