Shtyhet mbajtja e Samitit Botëror të Iranit të Lirë deri në njoftimin e dytë

Samiti Botëror i Iranit të Lirë ishte i planifikuar të mbahej më 23 dhe 24 korrik nuk do të mbahet deri në njoftimin e dytë pas rekomandimit të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste

Samiti Botëror i Iranit të Lirë

Samiti Botëror i Iranit të Lirë ishte i planifikuar të mbahej më 23 dhe 24 korrik në Manëz të Durrësit, në kampin Ashraf 3 por nuk do të zhvillohet deri në njoftimin e dytë.

Shtyerja e mbajtjes së Samitit Botëror të Iranit të Lirë ka ndodhur pas rekomandimit të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.

Të enjtën e 21 korrikut, Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin samitin, të jenë të informuar me lajme dhe të të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët.

Në vëmendjen e regjimit iranian kanë qenë anëtarët e MEK, të cilët e kanë quajtur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.

Ambasada e ShBA-ve në Shqipëri sinjalizon për një sulm

 

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika