Uji i disa lumenjve në Kosovë ka rezultuar i ndotur

Analizat kanë vërtetuar se ka një rënie të cilësisë së ujit në disa lumenj të Kosovës. Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje, duke shkaktuar zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit

Lepenc

Mostrat e marra nga lumenjtë e Kosovës kanë treguar se uji ka rezultuar i ndotur, sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësor.

Në kuadër të inciativës “Clean Water Crisis”, 10 mostra në katër lumenj të Kosovës ishin marrë javën e kaluar nga Instituti Hidrometerlogjik i Kosovës për t’u testuar.

1 mostër nga Sitnica, 2 nga Llapi, 3 nga Lepenci dhe 4 nga Drenica ishin marrë për të krahasuar rezultatet e nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit duke publikuar rezultatet të shtunën.

Ndotja e lumin Llap ka treguar shifrat e shpenzimit kimik, i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës.

Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje, duke shkaktuar zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit.

Megjithëse nga rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc, është treguar se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi ka rënë përgjatë shtratit të lumit.

Parametrat janë si më poshtë.

Kolonat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes te parametrat e ndryshëm ndërsa e kuqja, tregon shkallën më të lartë të ndotjes.

Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë.

Të gjitha vlerat e lartcekura vijnë si pasojë e ndotjes nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika