Policia jep detajet e vrasjes në Baks të Skenderajt

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast

Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e së shtunës në Baks të Skenderajt, ku një përleshje ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit, me ç‘rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar për përfshirjen në këtë rast, Gjithashtu  janë bastisur dy lokacione, ku policia ka sekuestruar dy armë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot më, 23 korrik 2022, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna  me armë zjarri në  fshatin Baks të Skenderajt”.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitë kompetente policore.

“Nga  informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit  kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë”, thuhet në njoftim, raporton Dukagjini.

“Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast”.

“Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast”.

Më tej thuhet se “Njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie”.

“Njësia e Hetimeve Rajonale së bashku me prokurorin e shtetit janë në vendin e ngjarjes ku është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet  e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Në QKUK tregojnë për gjendjen e dy të plagosurve në Skenderaj

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika