Rusia mohon se ka shkaktuar krizë globale të ushqimit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një ofensivë diplomatike në Egjipt, ka hedhur poshtë pretendimet se Moska ka shktuar krizën globale të ushqimit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një fjalim para ambasadorëve të Ligës Arabe në Kajro, ka thënë se vendet perëndimore po shtrembërojnë të vërtetën rreth ndikimit të sanksioneve në sigurinë globale të ushqimit.

Ai ka akuzuar vendet perëndimore se po përpiqen të imponojnë dominimin e tyre mbi të tjerët.

Pjesa më e madhe e botës arabe dhe e Afrikës është e prekur keq nga mungesa e grurit si pasojë e luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Pavarësisht që është arritur një marrëveshje historike për të rifilluar eksportin grurit, Rusia nuk i ka ndalur sulmet mbi qytetin Odës as të shtunën e 23 korrikut.

Lavrov ka vazhduar agjendën e Federatës ruse që të kërkojë mbështetje në vendet afrikane pavarësisht zemërimit  të tyre.

Ai ka thënë se “agresiviteti” i vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë tregon një përfundim të thjeshtë: “Nuk ka të bëjë me Ukrainën, ka të bëjë me të ardhmen e rendit botëror.

“Ata thonë se të gjithë duhet të mbështesin një rend botëror të bazuar në rregulla dhe rregullat janë shkruar në varësi të situatës specifike që Perëndimi dëshiron të zgjidhë në favorin e tij.”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika