Muriqi është lojtari më i paguar në Mallorca

Në kontratën mr Mallroca, Vedat Muriqi do të përfitojë 42 mijë euro që përkthehet në plot 2,2 milionë euro neto në vit

Lojtari i ekipit Mallroca, Vedat Muriqi

Pas një minitelenovele që ndodhi me lëvizjen e mundshme të Vedat Muriqit te Club Brugge në Belgjikë, tani gjithçka është kthyer në vendin e vet, me Muriqin që ka vazhduar aty ku vlerësohet më shumë, te Mallorca në Spanjë.

Sulmuesi kosovar përfundimisht u largua nga Lazio, me skuadrën iberike që për shërbimet e tij pagoi diku rreth 10 milionë euro – por shifra ende nuk dihet.

Ndryshe ndodh me pagën, që tashmë është zbuluar për të gjithë tifozët e futbollistit dhe klubit.

Golashënuesi më i mirë në histori të Kosovës me piratët ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe ai do të jetë futbollisti më i paguar në skuadër.

Në javë, Muriqi do të përfitojë 42 mijë euro që përkthehet në plot 2.2 milionë euro neto në vit.

Kontrata përfundimtare, pra ajo pesë vjeçare ka vlerë 11 milionë euro.

Muriqi është vetëm një nga dy futbollistët e Mallorca-s që përfiton më shumë se 1 milionë euro në vit, me të dytin në listë që është Pablo Maffeo me 1.8 milionë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika