Miratohet marrëveshja me MCC-në, Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën e re

Në një mbledhje elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin e energjisë

Ilustrim nga një prej mbledhjeve të kabinetit qeveritar

Qeveria e Kosovës ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes me Sfidat e Mijëvjeçarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për programin e energjisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, ku thuhet se vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të Qeverisë.

“Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftim.

E njëjta pritet të nënshkruhet të mërkurën e 27 korrikut.

Përveç miratimit të projektligjit për marrëveshjen mbi 200-milionëshe, Qeveria ka miratuar edhe dy raporte dhe një vendim.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.

Me anë të njoftimit thuhet se janë ndarë 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”, me të cilën synon që çdo familje të ketë së paku një të punësuar.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, vijon njoftim.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të martën e 26 korrikut janë pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga Sekretari, Antony Blinken.

Gjatë këtij takimi është theksuar partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës, me ç’rast Blinken edhe ka njoftuar se të mërkurën e 27 korrikut do të nënshkruhet kontrata me korporatën për energji.

Liderët e vendit do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika