Molliqaj për Osmanin dhe Kurtin: Dikur i minimizonin takimet në ShBA tash shpërthyen nga gëzimi

Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së, ka thënë se takimi i Osmanit dhe Kurtit në Washington me sekretarin amerikan të shtetit Blinken, është i rëndësishëm, por sipas tij duhet që të dihet se nga çfarë ka hequr dorë Kurti meqenëse Blinken e ka pranuar në takim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se takimi i dy krerëve të shtetit me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken është tejet i rëndësishëm, por sipas tij askush nuk i ka relativizuar më shumë këto lloj vizitash në ShBA sesa vetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

“Duke e relativizuar dhe mohuar rëndësinë dhe kritikat kur ky takim nuk ndodhte. Ata e aktronin normalitetin. E minimizonin rëndësinë. Bënin retorikë. Tash që ndodhi takimi, shpërthyen nga gëzimi. Gëzim për vete miq”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Molliqaj ka hedhur dyshimet e tij në lidhje me këtë takim, sipas tij “test provues është marrëveshja me Serbinë dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit”.

Kreu i PSD-së, tutje ka thënë se ShBA-ja vazhdimisht kanë qenë e hapur për një zgjidhje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, për një gjë të tillë nuk ishin të interesuar presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

“Amerika është treguar mjaftueshëm e hapur për zgjidhje finale, sipas nevojës së Kosovës. Kurti e Osmani jo. Ata mbeten të ngujuar në pozicione sovraniste dhe të vetëmjaftueshmërisë. Theksimi i njohjes, por asnjëherë lloji i kompromisit, tregon shumë për substancën”, ka shkruar ai.

Në fund Molliqaj është shprehur se një marrëveshje përfundimtare duhet ta ketë për qëllim njohjen reciproke, por sipas tij kjo nuk mund të ndodhë nëse “kriter kryesor e ke njohjen në kuadër të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si projekt, atëherë dihet që do ta kesh AKS-në pa njohje”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika