AAK kërkon nga MPJD të japë llogari për “refuzimin” e ofrimit të faturave të shpenzimeve të Prindon Sadriut

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme që të japë llogari para deputetëve lidhur me “refuzimin” për të ofruar faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriut

Time Kadrijaj, AAK

Deputetja e Aleancës për Ardhmërine e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme që të japë llogari para deputetëve lidhur me “refuzimin” për të ofruar faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriut, e që njëkohësisht është bashkëshorti i presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.

Ajo në fjalimin e saj, derisa ka folur për gjobën (13 mijë euro) për MPJD-në, ka thënë se ky dikaster, me taksa të qytetarëve të Kosovës paguante derivatet për udhëtimin e Sadriut nga Kosova në Maqedoni aty ku shërbente si zëvendësshef i misionit.

“MPJD për dikë është nënë e për dikë njerkë. Me 13 mijë euro gjobë është dënuar MPJD nga ana e agjencionit për Informim dhe privatësi, pasi ka refuzuar që t’i ofrojë faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriut”, ka thënë ajo.

“Kërkoj që ministrja të japë llogari para deputetëve, a do të merren masa pas këtij dënimi, kush duhet të japë llogari, apo ky zotëriu i parë është mbi shtetin, mbi ministrat, e mund të bëjë çka të dojë e ndoshta mbi qeverinë, kujt i shërben ky diplomat, deri kur do të lejohet që të fyejë e të sulmojë mediat, të shkaktojë skandale e të mos merren masa për të?”, shtoi ajo.

Sipas saj, pavarësisht legjitimitetit të kërkesës së medias për qajse në dokumente zyrtare, MPJD është pajtuar që më mirë të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati.

“Gërvalla në vazhdën e përpjekjeve për t’i mbajtur të fshehura skandalet e vazhdueshme të zotëriut, para mediave ka deklaruar se nuk i kanë ofruar këto fatura me arsyetimin se nuk mund të ndahen veç e veç, sepse janë shpenzime të gjithë misionit. Kjo minsitri po punon me skandale të vazhdueshme dhe të pandalshme”, ka thënë deputetja.

Ndryshe, në një konferencë për media, Gërvalla ka thënë se nuk është fjala për mostransparencë, por thjesht ministria në sistemin e saj nuk ka shifra për shpenzimet individuale të diplomatëve, por vetëm për shpenzimet e misionit.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt MPJD-ja do t’i publikojë të gjitha shpenzimet, duke filluar nga ato të kabinetit, pasi vendimi politik është marrë, ndërsa tani janë në aspektin e realizimit teknik.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika