Vuçiq: Prishtina kërkon krizë, nuk duan të shohin targat KM

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se,”Prishtina dëshiron krizë dhe dëshiron të krijojë probleme”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media, shfaq shqetësimin e tij në lidhje me riregjistrim të targave.

Sipas presidentit të serbisë Aleksandar Vuçiq, prishtina nuk dëshiron të shohë targa “KM”.

Prishtina ka paralajmëruar masa reciproke për kartat e identitetit dhe riregjistrimin e targave më 1 gusht, që qytetarët në veri të kthejnë targat e tyre në RKS. Në qershor, Qeveria ua dha dy muaj afat qytetarëve që të largojnë targat ilegale.

Vuçiq ka vërejtur se kur dikush dëshiron ta gjejë fajtorin gjithmonë në Beograd, këtë e bën me lehtësi dhe gjysmë të vërteta.

Vuçiq në vazhdim pyet se, “Kur flasin për targat KS dhe RKS – edhe nëse lëmë mënjanë se nuk duan të përmbushin gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi, për ZSO-në, ka një kundërpyetje shumë të thjeshtë – dhe pse. A i hoqët targat KS dhe la vetëm RKS?”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas Vuçiq problemi është “pamaturia” e njërës palë dhe ndihmësve të tyre, me qëllim ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb në Kosovë.

“Thelbi nuk është as në KS as në targa RKS, rëndësi ka vetëm që nuk ka targa KM, nuk i intereson as targat KS edhe RKS, askujt nuk i intereson kjo. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM, targat e Mitrovicës së Kosovës”, kishte thënë Vuçiq.

Si duket Vuçiq ndihet i shqetësuar në lidhje me reciprocitetin sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimin e targave.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika