Latifi takohet me ambasadorin e Katarit në Tiranë, diskutohet për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Gjatë ditës së martë, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është takuar me ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, jorezident në Republikën e Kosovës, Ali bin Hamad Al-Marri dhe kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në shëndetësi. Ambasadori Al-Marri nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në fushën e shëndetësisë

Takimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi me ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al-Marri

Të martën e 2 gushtit, ministri i Shëndetësisë Rifat Tahiri është takuar me ambasadorin e Shtetit të Katarit në Tiranë, jorezident në Republikën e Kosovës, Ali bin Hamad Al-Marri.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve shëndetësore ndërmjet dy vendeve, duke marrë për bazë marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke diplomatike.

Pamje nga takimi i Latifit dhe Al-Marrit

“Ministri Latifi shpalosi para Ambasadori Al-Marri disa nga prioritetet kryesore në procesin e transformimit të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës, e ku partneriteti dhe përkrahja nga vende partnere si Katari do të ishte tejet e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në takim, ministri Latifi ka shfrytëzuar rastin që të ripërsërit ftesën për realizimin e një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës të Ministres së Shëndetësisë së Shtetit të Katarit, Dr. Hanan Mohamed Al Kuwari dhe falënderoi për kontributin që ky shtet i ka dhënë Kosovës gjatë viteve dhe gjatë pandemisë.

Ambasadori Al-Marri nga ana e tij shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës edhe në fushën e shëndetësisë.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika