Kurti dhe drejtoresha e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake kujtojnë sakrificën e ushtarakëve amerikanë

Kryeministri Albin Kurti së bashku me Besa Tafilaj Pinchotti kanë rikujtuar kontributin që kishin dhënë ushtarët amerikanë në Kosovën

Kryeministri Albin Kurti së bashku Besa Tafilaj Pinchotti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtoreshën ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association) Besa Tafilaj Pinchotti, e cila me origjinë është shqiptaro-amerikane.

Sipas Qeverisë Kurti 2, në takimin e Kurtit me Tafilaj Pinchottit është diskutuar edhe për kontributin e dy pilotëve oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert, të cilët humbën jetën në Shqipëri më 1999, nga rrëzimi i helikopterit Apache gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Kurtit nuk e ka harruar “sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyreqë kishin dhënë për Kosovën ”, thuhet në komunikatën e Qeverisë Kurti 2.

Qeveria e ka njoftuar se Kosova e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes, kështu duke shënuar rritjen më të madhe të investimeve në ushtrinë e Kosovës.

Tutje, në takim është folur edhe për angazhimin e Kosovës për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.

Ndërsa, Tafilaj Pinchotti e ka njoftuar Kurtin për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association).

Ajo ka treguar se kishte qenë gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC, ku kishte raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika