Sekuestrimi i mbi 53 kg marihuanë në Gjilan, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave të dyshuar për organizim dhe trafikim të narkotikëve, pasi Policia ka sekuestruar 53.2 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit B.A. dhe S.H. dyshohet se gjatë periudhës nga shtatori deri më 16 tetor 2026, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar marihuanë pa autorizim.

Aktiviteti i tyre i dyshuar, sipas Prokurorisë, shtrihej në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit financiar.

Më 16 tetor, gjatë një kontrolli të realizuar nga Policia e Kosovës në fshatin Velekincë të Gjilanit, në veturën që ndodhej në pronën e të dyshuarit B.A., janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako me marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 53.2 kilogramësh.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve, të cilët dyshohen për veprat penale që lidhen me organizimin dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të tyre.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika