Kurti për masakrën në Bucha: Autorët të sillen para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas masakrës së Bucha-s, ku forcat ruse kanë vrarë civilë, ka thënë se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.

Teksa u është bashkuar liderëve të tjerë të shteteve që kanë dënuar masakrën ruse në Bucha të Ukrainës, Kurti me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se skenat e publikuara janë të njohura nga regjimet gjenocidale.

“Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale”, ka shkruar Kurti.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili sulmin rus në Bucha e ka cilësuar si gjenocid.

“Në të vërtetë ky është një gjenocid”, është shprehur Zelensky gjatë një paraqitjeje në programin “Face the Nation, të CBS News.

Sipas tij, ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit.

“Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar botës t’i përgjigjet “masakrës” që ai thotë se ka ndodhur në qytetin Bucha, afër Kievit.

“Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas që të munden”, kishte shkruar ai në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje grupit G7 të vendeve më të pasura në botë që të vendosin sanksione ndaj Rusisë si përgjigje.

Kurse, kryetari i bashkisë së Bucha-s, Anatoly Fedoruk, kishte deklaruar se ka pothuajse 300 njerëz të varrosur në varre masive.

Dhe në të njëjtin qytet, sipas tij, të paktën 20 trupa të veshur me rroba civile u gjetën në rrugë të shtrirë, të vdekur.

Njëra prej kufomave i kishte duart e lidhura, siç dëshmuan edhe gazetarët në vend nëpërmjet fotove.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika